75 Mall Live Search
08:01 / E Diele, 27 Korrik 2025 / LB

Vdes ish-kryetari i Vitisë Nexhmedin Arifi

Ka vdekur ish-kryetari i Vitisë, Nexhmedin Arifi.

Lajmin e kanë bërë të ditur familjarët përmes rrjeteve sociale.

Në njoftim thuhet se do të bëhet e ditur në ndërkohë edhe se kur do të mbahet ceremonia e varrimit.

Arifi e drejtoi komunën e Vitisë për gjashtë vjet, nga viti 2007 e deri në vitin 2013-të.