75 Mall Live Search
08:17 / E Diele, 27 Korrik 2025 / Burim

Zjarri në Delvinë, Rama falënderon shefin e policisë Agim Trocin që shpëtoi jetë duke rrezikuar jetën e tij

Temperaturat e larta dhe erërat e forta kanë shkaktuar disa vatra zjarri ditëve të fundit në Shqipëri.

Rreth kësaj situate dhe përpjekjeve për shuarjen e tyre ka reaguar edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Ai ka falënderuar shefin e policsë së Delvinës, Agim Tocin, që ka shpëtuar jetë duke rrezikuar jetë e tij.

“Mirëmëngjesi, dhe me falënderimin me respekt për çdo efektiv të Forcave të Armatosura e të Policisë së Shtetit po ashtu, me një veçim plot admirim për shefin e policisë së Delvinës, Agim Troci që shpëtoi jetë duke rrezikuar të tijën, si edhe zjarrfikës, forca të Urgjencës Kombëtare e të Emergjencave Civile, të cilën janë në gatishmëri në këtë kohë të vështirë zjarresh në gjithë Europën Mesdhetare, ju uroj të diel të mbarë”, shkruar Rama në Facebook.