75 Mall Live Search
08:57 / E Diele, 27 Korrik 2025 / Burim

Policia identifikon të dyshuarin për zjarrin në Pakashticë, lirohet pasi mohon përfshirjen

Policia ka identifikuar një të dyshuar mashkull, i cili dyshohet se ka ndezur një zjarr në oborrin e shtëpisë së tij. Zjarri, fillimisht i kontrolluar, ka shpërthyer më pas dhe ka arritur të përhapet në brendësi të pyllit.

I dyshuari është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës, ku ai ka mohuar çdo përfshirje në ndezjen e zjarrit. Pas intervistimit dhe në konsultim me prokurorin, ai është liruar në procedurë të rregullt.

“Pakashticë e Epërme, Podujevë / 25.07.2025 – 15:00. Gjatë hetimeve të zhvilluara më 26.07.2025, është identifikuar i dyshuari m/k i cili dyshohet se kishte ndezur një zjarr në oborrin e shtëpisë se tij, ku zjarri me pas i kishte dalë nga kontrolli dhe ishte përhapur në brendësi të pyllit. I dyshuari është intervistuar në prezencën e avokatit mbrojtës, i njëjti ka mohuar se kishte ndezur zjarrin. Në konsultim me prokurorin i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e policisë.