Joao Felix drejt largimit nga Chelseat, mund të vazhdojë karrierën në Arabinë Saudite

Joao Felix me shumë gjasë do të largohet nga Chelsea.
Mosllogaritja e trajnerit Maresca në portugezin, po e bën atë që të konsiderojë qëndrimin e tij në Londrën Perëndimore.
Sipas Sky Sports , lojtari ndërkombëtar portugez mund t’i bashkohet ekipit të Ligës Profesionale Saudite, Al-Nassr , ku luan bashkëkombësi i tij Cristiano Ronaldo , teksa ata synojnë të fitojnë titullin.
Përpjekja e tyre për titullin e kampionit i ka bërë ata të zgjasin kontratën e Ronaldos dhe të emërojnë trajnerin veteran portugez Jorge Jesus si trajnerin e tyre të ri kryesor.
Skuadra e Enzo Marescas mund të rikuperojë 42.7 milionë funte që pagoi për të në vitin 2024, gjë që do t’ua lehtësonte ndjekjen e mesfushorit Xavi Simons.
Felix, sezonin që lamë pas bëri 41 paraqitje për Chelsean dhe Milanin, ku shënoi 10 gola dhe bëri 3 asistime./IndeksOnline/