75 Mall Live Search
13:05 / E Diele, 27 Korrik 2025 / L A

Milani bën ofertën e re për Jasharin

Milani nuk po mund të gjejë akordin me Club Bruggen për Ardon Jashari.

Çmimi i lartë që po kërkon skuadra belge për të, nuk po kënaq drejtuesit e skuadrës kuqezi të cilët dëshirojnë më pak se vlera e kërkuar.

Dhe tashmë Milani, ka bërë ofertën e re prej 33 milionë eurove plus 5 milionë në bonuse për Jasharin.

Kjo ofertë thuhet se do të jetë edhe e fundit nga Milani për mesfushorin me prejardhje shqiptare, me Igli Taren që konfirmoi se nuk do të shkojnë me një ofertë më të madhe se kjo.

“Ne jemi në marrëdhënie të mira me Bruges dhe kemi bërë një ofertë tjetër për Jasharin, një ofertë që e konsiderojmë shumë të rëndësishme dhe të përshtatshme për vlerën e lojtarit . Nuk jemi të gatshëm të shkojmë përtej kësaj”, deklaroi Tare.

Jashari, ishte një nga lojtarët më të rëndësishëm të Club Brugges, ku bëri 52 paraqitje dhe shënoi 4 gola dhe 6 asistime si dhe fitoi Kupën e Belgjikës dhe u shpall lojtari më i mirë i sezonit atje./IndeksOnline/