75 Mall Live Search
17:36 / E Diele, 27 Korrik 2025 / FR

Gjendet pa shenja jete një person në “Parkun Inovativ” në Prizren, policia nis hetimet

Një burrë 55-vjeçar është gjetur sot i pa jetë në hapësirat e “Parkut Inovativ”, që ndodhet në ish-kazermën ushtarake në Prizren.

Rastin për IndeksOnline e ka konfimuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, ku njoftoi se viktima është me inicialet B.B., dhe se policia mori informatën për trupin e pa jetë rreth orës 13:35.

“Njësitë përkatëse policore kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes, ku kanë kryer ekzaminimin e vendit, kanë mbledhur prova materiale dhe kanë marrë deklarata nga dëshmitarët,” tha Bytyqi.

Me urdhër të prokurorit të shtetit, trupi i pajetë u dërgua për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, për të përcaktuar shkakun e vdekjes.

Policia e Kosovës ka iniciuar rastin si “Hetim i vdekjes” dhe po ndërmerr të gjitha veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.