Von der Leyen: ShBA do të zëvendësojnë Rusinë si furnizues të energjisë për Evropën

Ursula von der Leyen ka theksuar se Bashkimi Europian do të rrisë bashkëpunimin me Shtetet e Bashkuara duke blerë produkte energjetike amerikane.
“Ne do të zëvendësojmë gazin dhe naftën ruse me blerje të konsiderueshme të LNG-së amerikane, naftës dhe karburanteve bërthamore,” tha Presidentja e Komisionit Europian, raporton BBC.
“Marrëveshja e sotme ofron siguri në kohë të pasigurta, duke siguruar stabilitet dhe parashikueshmëri për qytetarët dhe bizneset në të dyja anët e Atlantikut.”Kjo është një marrëveshje mes dy ekonomive më të mëdha të botës.”