Ende asnjë gjurmë për 33-vjeçarin që dyshohet se u mbyt në Liqenin e Ujmanit

Kërkimet për gjetjen e 33-vjeçarit që dyshohet se u mbyt në Liqenin e Ujmanit, kanë vazhduar edhe gjatë natës.
Ende nuk ka asnjë gjurmë për mërgimtarin që erdhi nga Suedia për pushime në Kosovë.
Kërkimet për viktimën pritet të vazhdojnë edhe gjatë së hënës, shkruan Klan Kosova.
Përveç organeve kompetente, të pranishëm duke pritur lajm janë edhe familjarët, ndërkaq në vendngjarje është edhe një ekip mjekësor.