Mëngjes i qetë në pikat kufitare, ja sa po presin mërgimtarët për të hyrë në Kosovë

Mërgimtarët që ia mësynë Kosovën këtë mëngjes, pikat kufitare të vendit nuk u gjetën të ngarkuara.
Bazuar në të dhënat e Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, pritjet më të gjata vijojnë deri në 15 minuta dhe atë në pikëkalimin kufitar në Vërmicë.
Pikat e tjera kufitare kanë fluks edhe më të ulët të pritjeve.
