Arsenali synon një tjetër goditje në afatin kalimtar

Arsenali nuk e ka ndërmend të ndalet këtë verë.
Pas blerjeve të tyre të mëdha si Zubimendi, Gyokeres dhe të tjerët, trajneri Mikel Arteta po mendon të përforcohet edhe më shumë.
Prej kohësh Arsenali, ka shprehur interesim për yllin e Crystal Palace, Eberechi Eze.

Madje “topçinjtë”, tentuan të bëjnë një shkëmbim me Reiss Nelson t’i bashkohet fituesve të “FA Cup”, por që nuk pat sukses pasi që Nelson pritet të transferohet te Fulhami.
Eze, numëron 167 paraqitje me Crystal Palace prej kur iu bashkua në vitin 2020, ku shënoi 40 gola dhe bëri 28 asistime.
Ai ishte një nga lojtarët kryesorë të “shqiponjave”, sezonin që lamë pas ku arriti fitoren në “FA Cup” dhe kualifikimin në garat evropiane./IndeksOnline/