75 Mall Live Search
10:52 / E Hënë, 28 Korrik 2025 / FR

KRU “Mitrovica” realizon 65 shkyçje, paralajmëron se aksioni do të vazhdojë

Kompania rajonale e ujësjellësit “Mitrovica” ka bërë të ditur se në aksionet e tyre deri tani janë kryer 65 shkyçje dhe sipas njoftimit, aksioni do të vazhdojë.

Në njoftim thuhet se të gjithë konsumatorët me borxhe janë njoftuar paraprakisht, para se të shkyçeshin lidhjet.

“65 shkyçje të realizuara – dhe aksioni vazhdon!  Të gjithë konsumatorët me borxhe janë njoftuar me kohë për domosdoshmërinë e pagesës. Mos e neglizhoni faturën e ujit!”, thuhet në njoftim.

“Shkyçjet do të vazhdojnë për të gjithë ata që nuk i përmbushin obligimet ndaj KRU “Mitrovica”. Uji është përgjegjësi, jo vetëm shërbim! Ekipet tona janë çdo ditë në terren – për drejtësi dhe barazi ndaj çdo konsumatori. Mos prit paralajmërimin e fundit – paguaj sot”!