75 Mall Live Search
18:04 / E Hënë, 28 Korrik 2025 / Gj. Sh

​Tregjet e aksioneve evropiane arritën nivelet më të larta të katër muajve

Në tregjet e aksioneve evropiane, çmimet e aksioneve u rritën sot duke arritur nivelet e tyre më të larta në katër muaj, ndërsa investitorët u inkurajuan nga marrëveshja tregtare midis SHBA-së dhe Bashkimit Evropian.

Indeksi STOXX 600 i aksioneve kryesore evropiane u rrit me 0.8 për qind në orën 9:30 të mëngjesit, duke arritur nivelin e tij më të lartë në katër muaj. Në të njëjtën kohë, indeksi FTSE i Londrës u forcua me 0.49 për qind, në 9,165 pikë, ndërsa DAX i Frankfurtit u rrit me 0.90 për qind, në 24,436 pikë, dhe CAC i Parisit u rrit me 1.15 për qind, në 7,925 pikë.

SHBA dhe BE arritën marrëveshje tregtare, sipas së cilës, ndër të tjera, SHBA do të vendosë një tarifë 15 për qind për importin e shumicës së produkteve evropiane.

Rritja më e lartë këtë mëngjes, me një mesatare prej 1.5 për qind, ishte në çmimet e aksioneve të prodhuesve të makinave.

Çmimet e aksioneve u rritën gjithashtu në shumicën e bursave aziatike. Indeksi i aksioneve MSCI Azi-Paqësor u rrit me 0.3 për qind. Çmimet e aksioneve në Shangai, Korenë e Jugut, Australi dhe Hong Kong u rritën midis 0.1 dhe 0.7 për qind, ndërsa në Indi dhe Japoni ranë midis 0.2 dhe 1.1 për qind.