Dhuna ndaj kamarierit në Vlorë, publikohet video e plotë, si vazhdoi sherri më pas në lokal

Kanë dalë pamjet e rrahjes së oficerit të policisë (ish-shefit të Rrugores në Vlorë), Arjan Isufit, pasi ky i fundit, sëbashku me një mikun e tij, dhunuan një kamarier 18-vjeçar në ambientet e një hoteli në Vlorë.
Nga pamjet e siguruara, duket gqartë momenti i konfliktit dhe njerëzit që largohen me vrap nga njësia hoteliere, në kushtet e panikut, shkruan A2 CNN.
Kujtojmë se ditën e djeshme, vëllai i oficerit të Policisë deklaroi në emisionin ‘Off the Record’ me gazetarin Andrea Danglli në A2 CNN se Ardian Isufi u dhunua nga të paktën 15 persona, miq të pronarit të hotelit.