75 Mall Live Search
22:05 / E Hënë, 28 Korrik 2025 / Gj. Sh

Armand Duka viziton klubet shqiptare në Bujanoc: Do ta promovojmë futbollin gjithkund ku rrah zemra kuq e zi

Në një kohë kur futbolli shqiptar, klubet dhe futbollistët nga Lugina e Preshevës, përballen me diskriminim të hapur në Serbi, Federata Shqiptare e Futbollit dhe kreu i saj, Armand Duka, e kanë bërë hapin e parë përkrahës.

Armand Duka ka shkuar në Luginën e Preshevës dhe Bujanoc, për një turne të fëmijëve të mbështetur nga FSHF.

Atje Duka ka takur edhe krerët e klubeve të atjeshme shqiptare, duke u premtuar mbështetje të madhe:

“FSHF-ja mbetet e përkushtuar në nisma që promovojnë futbollin në çdo cep ku rrah zemra kuqezi”, njofton Federata Shqiptare.

Njoftimi i plotë nga Federata Shqiptare e Futbollit:

“Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, zhvilloi një vizitë historike në Bujanoc, në kuadër të turneut të futbollit për fëmijë në Luginën e Preshevës, të mbështetur nga Federata Shqiptare e Futbollit.

Presidenti Duka u prit nga kryetari i komunës, Arbër Pajaziti, përfaqësues të klubeve lokale dhe ambasadori i Shqipërisë në Serbi, Bardhyl Canaj. Gjatë takimit u diskutua për zhvillimin e futbollit në këtë zonë, përfshirë infrastrukturën, trajnimet dhe mbështetjen për të rinjtë.

FSHF mbetet e përkushtuar në nisma që promovojnë futbollin në çdo cep ku rreh zemra kuqezi”.