Një shtetas i huaj rrëmbehet në mes të natës në Prishtinë

Një rast rrëmbimi është raportuar të martën në Prishtinë.
Sipas raportit zyrtar të Policisë së Kosovës, një mashkull shtetas i huaj, ka deklaruar se është ndaluar nga disa persona të panjohur, të cilët nën kërcënimin e armës e kanë futur me forcë në një veturë.
Gjatë rrëmbimit, viktima është rrahur dhe kërcënuar nga personat e armatosur. Ai ka kërkuar ndihmë mjekësore dhe ka marrë trajtim për lëndimet e pësuara.
Policia ka reaguar menjëherë pas raportimit të rastit dhe në konsultim me prokurorin e shtetit, ka inicuar hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Rasti është cilësuar si “Rrëmbim” dhe mbetet nën hetime.
Ende nuk dihet motivi i sulmit dhe identiteti i sulmuesve./IndeksOnline/