Rritet numri i aksidenteve në trafik, brenda një dite mbi 100 raste

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24-orëve të fundit janë raportuar 105 aksidente trafiku prej të cilave një me pasoja fatale, 35 me persona të lënduar dhe 70 të tjera me dëme materiale.
Numri i aksidenteve është rritur ndjeshëm gjatë muajit korrik, transmeton IndeksOnline.
Policia ka njoftuar po ashtu se gjatë 24-orëve të fundit janë shqiptuar 2 289 gjoba kundërvajtëse./IndeksOnline/