Tre kirurgë bëhen heronj, reagimi fantastik i tyre kur tërmeti i shkundi në mes të sallës së operimit

Një ekip kirurgësh në një spital në Kamchatka do të cilësohen si heronj pasi kamerat e sigurisë kanë filmuar reagimin e tyre ndaj tërmetit shkatërrues me magnitudë 8.7 ballë që goditi rajonin e Rusisë mbrëmë.
Një ekip mjekësh prej tre anëtarësh po operonte një pacient onkologjik kur toka filloi të dridhej me forcë dhe gjithçka përreth tyre u drodh.
Në vend që të iknin me vrap në panik, mjekët përqafuan shtratin dhe pacientin që ishte shtrirë hapur në tavolinën e operacionit, duke e mbrojtur atë me trupat e tyre.
Pamjet dramatike tregojnë mjekët që fillimisht vëzhgojnë se çfarë po ndodh dhe më pas përkulen mbi pacientin që fle për të parandaluar diçka ta lëndojë atë ose pjesë të tavanit të bien në plagën e hapur./Indeksonline/
Doctors in Kamchatka kept calm during the powerful quake — and never stopped the surgery.
— Chaudhary Parvez (@ChaudharyParvez) July 30, 2025
The patient is doing well, according to the Health Ministry#China #Tsunami #Earthquake #Russia #Hawaii #Japan #Sismo #Temblor #Tsunamiwarning #揺れ #地震 pic.twitter.com/fWiVKfxNbt