Ekstradohet nga Shqipëria një person që kërkohej nga autoritetet kosovare

Një person, që ishte në kërkim nga autoritetet e shtetit, u ekstradua dje nga Shqipëria.
I dyshuari ishte në kërkim për disa vepra penale, shkruan IndeksOnline.
Nga policia bëjnë me dije se i dyshuari u ekstradua përmes pikëkalimit kufitar në Vërmicë, aty ku arriti rreth orës 13:00, nën shoqërimin e autoriteteve shqiptare të sigurisë.
Nga aty, i dyshuari u shoqërua nga Njësia e mbrojtjes së afërt e Policisë së Kosovës, për të vijuar për procedura të mëtejme./IndeksOnline/