Gjendet pa shenja jete një person në Gjilan

Policia ka njoftuar se të mërkurën një person është gjetur pa shenja jete në Gjilan.
Sipas një njoftimi të policisë, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës.
Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.
“Është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij viktima mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë./IndeksOnline/