Digjitalizohet edhe një shërbim i bujqësisë në e-Kosova

Ministri në detyrë i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, ka njoftuar për digjitalizimin e një tjetri shërbim, në kuadër të platformës së shërbimeve e-Kosova.
Përmes një postimi në Facebook, Peci ka bërë me dije së bëhet fjalë për shërbimin për vendimin e pagesave direkte, nga viti 2021 e tutje.
“Kjo nismë zvogëlon edhe më shumë nevojën për praninë fizike në institucione dhe rrit efikasitetin”, u shpreh Peci.
Ky është njoftimi i plotë i tij:
Vazhdojmë me lehtësim dhe digjitalizim!
Shërbime të reja digjitale për fermerët në eKosova!
Pas lansimit të dy shërbimeve lehtësuese, ajo për certifikatën e fermerit dhe aneksin e të dhënave për fermerët në platformën “eKosova”, Dritarja e re “Bujqësia” tani ka lansuar edhe shërbimin më të ri për vendimin e pagesave direkte nga viti 2021 e tutje. Kjo nismë zvogëlon edhe më shumë nevojën për praninë fizike në institucione dhe rrit efikasitetin.
Tani edhe më afër fermerëve, me shërbime më të shpejta dhe më të lehta.
E-bujqësia!