Raketa australiane dështon në përpjekjen për të shkuar në orbitë, rrëzohet vetëm 14 sekonda pas nisjes

Raketa “Eris” e para e llojit të saj e ndërtuar në Australi, e ndërtuar nga “Gilmour Space Technologies”, u rrëzua vetëm 14 sekonda pas nisjes, të mërkurën në mëngjes, gjatë përpjekjes së parë për të arritur orbitën nga territori australian.
Eris ishte raketa e parë orbitale e projektuar dhe prodhuar në Australi, e cila u nis nga një bazë hapësinore pranë qytetit Bowen, në veri të Queensland. Ajo synonte të transportonte satelitë të vegjël në hapësirë.
Pamjet treguan raketën duke u ngritur nga platforma, përpara se të binte dhe të zhdukej nga pamja. Mbi vendin e ngjarjes u panë re tymi, por nuk pati të lënduar.
Kompania e quajti lëshimin një sukses të pjesshëm, pasi të katër motorët hibride u aktivizuan dhe raketa qëndroi në fluturim për 14 sekonda. Adam Gilmour, drejtuesi i kompanisë, tha se ishte i kënaqur që raketa u ngrit nga toka, duke shtuar se është e rrallë që një kompani private të arrijë orbitën në përpjekjen e parë.
@apnews The first Australian-made rocket to attempt to reach orbit from the country’s soil crashed after 14 seconds of flight on Wednesday. The rocket Eris, launched by Gilmour Space Technologies, was designed to carry small satellites to orbit. #rocket #crash #australia
♬ original sound – The Associated Press
Kryetari i bashkisë Whitsunday, Ry Collins, e përshkroi lëshimin si një hap të rëndësishëm drejt ndërtimit të një industrie hapësinore në rajon.
Gilmour Space ka mbështetje nga fonde private dhe këtë muaj mori 5 milionë dollarë australianë nga qeveria federale për zhvillimin e raketës. Më parë, kishte përfituar edhe një grant prej 52 milionë dollarësh për zhvillimin e teknologjive hapësinore.
Ky ishte testi i parë orbital në mbi 50 vjet nga toka australiane. Deri sot, Australia ka realizuar vetëm dy lëshime të suksesshme drejt orbitës.