75 Mall Live Search
10:35 / E Enjte, 31 Korrik 2025 / FR

Rozeta Hajdari përsëri në Prokurorinë Speciale për rezervat shtetërore

Ministrja në detyrë e Tregtisë dhe e Industrisë, Rozeta Hajdari, është paraqitur për t’u intervistuar, sërish, në Prokurorinë Speciale të Kosovës lidhur me hetimet për rezervën shtetërore.

Ajo për këtë aferë ishte intervistuar edhe para rreth një viti.

Kujtojmë se kjo çështje u bë kryelajm në muajin gusht të vitit 2023, kur u raportua për keqpërdorimin e rezervave, për çka disa persona përfunduan në pranga të policisë, në mesin e të cilëve edhe zyrtarë të ministrisë së Hajdarit.

Tetë muaj më vonë, në prill të vitit të kaluar, Hajdari ishte ftuar për intervistim nga Prokuroria Speciale, nën dyshimet se ka keqpërdorur detyrën zyrtare.

Në paraqitjen e saj para prokurorëve, ajo ishte mbrojtur në heshtje.