75 Mall Live Search
11:04 / E Enjte, 31 Korrik 2025 / AR

Shpërthen G-Bani: “Ma shpife dashurinë…”

Reperi dhe ish-banori i Big Brother VIP Albania, G-Bani, ka ndarë një mesazh të fuqishëm dhe emocional në Instagramin e tij, ku duket se i drejtohet një personi që ka lënë gjurmë të thella në jetën e tij. Në një postim me tone të ndjera dhe të dhimbshme, ai rendit me ironi dhe sarkazëm një seri gjykimesh dhe realitetesh që duket se i janë veshur atij nga të tjerët:

“Po, vetëm. Po, selfie. Po, makinën në servis. Po, me 100 halle. Po, beqar. Po, pa sukses në karrierë… Po, ish përdorues hashashi… Po, më mungon… Po, humba. Po, fitove.”

Fjalët e tij përshkruajnë një përzierje emocionesh: zhgënjim, nostalgji, dhimbje dhe ndoshta edhe pendesë, duke e përfunduar me një mesazh të fortë për personin në fjalë:

“Po, nuk do kthehesh kurrë. Po, edhe po të kthehesh do jesh thjesht një më shumë. Po, ma shpife dashurinë… Po, humba. Po, fitove.”

Postimi ka ngjallur menjëherë reagime në rrjet, me ndjekës që pyesin nëse ky mesazh është i drejtuar një ish-partnereje dhe çfarë e ka shtyrë artistin ta ndajë publikisht këtë rrëfim kaq personal.