NJë veturë hyn në kah të kundërt në rrugën Podujevë-Prishtinë, shkakton aksident

Një aksident trafiku ka ndodhur para pak minutash në magjistralen Podujevë-Prishtinë.
Sipas pamjeve të siguruara nga IndeksOnline, vërehet se vetura ka hyrë na kah të kundërt të rrugës dhe ka shkaktuar aksident.
Ende nuk është bërë e ditur nëse ka persona të lënduar nga ky aksident.
Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po meret me rastin.
Më poshtë mund të shihni pamjet./IndeksOnline/