75 Mall Live Search
11:48 / E Enjte, 31 Korrik 2025 / FR

Lëndohen 25 persona pas turbulencave të forta në fluturimin Salt Lake City-Amsterdam

25 persona në bordin e një fluturimi të “Delta Air Lines” u shtruan në spital të mërkurën në mbrëmje pasi aeroplani, i cili po fluturonte nga Salt Lake City për në Amsterdam, përjetoi turbulenca të forta që e detyruan të bënte një ulje emergjente në Minnesota.

Fluturimi DL56 u devijua në Aeroportin Ndërkombëtar Minneapolis-Saint Paul pasi përjetoi “turbulenca të konsiderueshme”, tha “Delta” në një deklaratë. Ai mbante 275 pasagjerë dhe 13 anëtarë të ekuipazhit dhe u prit nga personeli mjekësor pas uljes, tha linja ajrore, raporton “The New York Times”.

Airbus A330-900 u ul rreth orës 7:45 pasdite sipas orës qendrore, tha Jeff Lea, një zëdhënës i aeroportit, duke shtuar se njerëzit ishin lënduar nga turbulencat.