75 Mall Live Search
21:03 / E Premte, 01 Gusht 2025 / Gj. Sh

Luizi i plotëson dëshirën e veçantë Kiarës

Një surprizë që preku zemrat e fansave dhe emocionoi vetë Kiarën. Luizi ka vendosur t’i bëjë një dhuratë artistike partneres së tij, duke sjellë një cover të këngës më të përhapur aktualisht në TikTok – “Kamin” – vetëm sepse ajo ia kërkoi.

Kiara Tito ndau momentin në Instagram, duke shkruar thjesht: “He nailed it”, ndërsa videoja ku Luizi këndon me pasion dhe ndjeshmëri mori menjëherë dhenë.

Ky veprim i thjeshtë, por i ngarkuar me dashuri, është një tjetër dëshmi e lidhjes së tyre të veçantë, që ndjekësit e përshkruajnë si një histori dashurie që nuk njeh shabllone.