75 Mall Live Search
09:57 / E Hënë, 04 Gusht 2025 / S Z

Kurti në “Rugova 2025”: Tradita që bashkon brezat dhe investime për qasje më të lehtë në bjeshkë

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë dje në lojërat tradicionale “Rugova 2025” të mbajtura në fshatin Bogë të Rugovës, ku u garua në disiplina të trashëguara si rrëzimi i duarve, hedhja e llastarit, gurapeshit, tërheqja e litarit dhe ngjitja në shilor.

Kurti theksoi rëndësinë e ruajtjes së traditave dhe shpirtit të Rugovës, duke njoftuar njëkohësisht për nisjen e studimit të fizibilitetit për rindërtimin e rrugës Pejë-Kuqishtë, me një vlerë të parashikuar prej 15 milionë euro.

Sanimi i rrugës ka nisur tashmë dhe do të kushtojë rreth 1.7 milionë euro.