Basketbollisti i NBA-së pas pak ditësh do të jetë në Kosovë, e sjell Edona Thaqi

“Heritage Basketball Academy” do të sjellë edhe sivjet në Kosovë përvojën profesionale ameriklane në basketboll.
Përfaqësuesja e saj, Edona Thaqi, do të jetë edhe këtë verë bashkë me emra të shquar në basketbollin amerikan.

Edona ka arritur marrëveshje me basketbollistin e NBA, Keita Bates-Diop, analistin e NBA, Devin Harris dhe analisten televizive në NBA, Sahar Kustok për një kamp katërditor në Kosovë.
Kampi do të mbahet nga 18 deri me 22 gusht në Prishtinë dhe pjesë e saj do të jenë qindra talentë kosovarë të basketbollit./Indeksonline/