Policia e Kosovës shpall në kërkim një person për veprën penale “Vrasje e rëndë në tentativë”

Policia e Kosovës respektivisht Drejtoria Rajonale e Policisë në Mitrovicën e Jugut, me autorizim të prokurorit të Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, ka publikuar fotografinë dhe të dhënat e një personi të dyshuar.
Ai është shpallur në kërkim për kryerjen e veprës penale “Vrasje e rëndë në tentativë”.
Policia kërkon bashkëpunimin e qytetarëve dhe mediave për të ndihmuar në lokalizimin dhe arrestimin e këtij personi.
Çdo informacion lidhur me vendndodhjen ose aktivitetet e personit në kërkim mund të raportohet menjëherë në Policinë e Kosovës.