Rodri pritet të vazhdojë kontratën me Manchester Cityn

Mesfushori spanjoll, Rodri pa dyshim është një nga lojtarët më të mirë në botë.
Këtë e ka dëshmuar me lojën e tij, ku shumë herë ka qenë vendimtar për skuadrën e Pep Guardiolës.
Për këtë spanjolli, u shpërblye edhe me “Topin e artë” të vitit 2024.
City, po mendon që t’i vazhdojë kontratën yllit të tyre, për katër sezone me radhë duke u bërë lojtari i dytë më i paguar te “qytetarët”.
Rodri, gjatë sezonit të kaluar ka bërë vetëm 8 paraqitje me Cityn, pasi që ishte lënduar në ndeshjet e para të sezonit./IndeksOnline/