Policia u shqipton mbi 2 mijë gjoba kundërvajtësve në trafik brenda 24-orëve të fundit

Policia e Kosovës u ka shqiptuar 2027 gjoba kundërvajtësve në trafik brenda 24-orëve të fundit.
Brenda 24-orëve të fundit janë raportuar 107 aksidente trafiku me dëme materiale kurse 53 aksidente trafiku kanë përfunduar me të lënduar, transmeton KosovaPress.
Policia e Kosovës ka arrestuar 20 persona, 8 janë dërguar në mbajtje, kurse 3 persona në vuajtje dënimi.