Gjestit s’i del inati me Stresin, e ironizon publikisht

Pasi Gjesti s’e priti mirë videon e famshme mes Jozit dhe Stresit dhe vendosi t’i bëjë unfollow nga Instagrami këtij të fundit, na lejoni si fillim t’ju përditësojmë se edhe Stresi ia ktheu me të njëjtën monedhë atij, por të njëjtin fat patën dhe miqtë e tjerë:

Mirëpo, thumbat dhe nënkuptimet s’paskan ndër mend të përfundojnë këtu, jo nga ana e Gjestit të paktën, i cili në një ndër koncertet e fundit dukej shumë i lumtur teksa ironizonte puthjen më të nxehtë të momentit.
“Sa puthje [po më dërgoni nga larg], po asnjë s’po më puth [me të vërtetë],” tha ai në koncert, teksa deklarata iu shoqërua me një mori brohorimash.
Nëse bën vaki dhe s’e dini ende se ç’kanë djemtë me njëri-tjetrin, gjithçka nisi me këtë video:
Pas keqkuptimeve të shumta, Stresi na sqaroi menjëherë se ishte thjesht një rreng dhe ai me Jozin janë duke përgatitur një bashkëpunim muzikor. Mirëpo, ky lajm s’u prit mirë prej Gjestit, i cili vuri në punë fuqinë e unfollow-it për të treguar hatërmbetjen e tij. Kontekst: Stresi ishte ndër mbështetësit më të mëdhenj të Gjestit gjatë qëndrimit të tij në Big Brother VIP Albania, organizoi madje dhe një protestë kur mendoi se po i bëheshin padrejtësi.
Nga ana tjetër, nuk është e vështirë të gjesh as videot e para pak kohëve të Stresit ku ofendon Jozin dhe me pak fjalë shprehet mospërfillës ndaj tij, duke rënë në kundërshtim me videon ku ndodh puthja e famshme. Gjithsesi, ne vazhdojmë të mbetemi kuriozë për bashkëpunimin mes tyre, për të parë nëse ia vleu barra qiranë.