Hargreaves: Bllokada politike e Kosovës po dëmton vendin

Situata politike në vend, me bllokadën që po ndodh me formimin e institucioneve pas zgjedhjeve të shkurtit, po kritikohet nga ambasadorët e vendeve të huaja të akredituar në Kosovë.
Është Jonathan Hargreaves, Ambasadori Britanik në Kosovë, ai që gjatë një takimi që sot zhvilloi me kreun e AAK-së, tha se kjo bllokadë po e dëmton vendin.
“Bllokada politike e Kosovës po dëmton vendin. Sot u takova me kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinaj, për të shkëmbyer pikëpamje mbi sigurimin e veprimeve vendimtare kur të merret vendimi i Gjykatës Kushtetuese, si dhe rëndësinë e mbajtjes së zgjedhjeve gjithëpërfshirëse komunale në tetor”, tha Hargreaves në një postim në Facebook, raporton Klankosova.tv.
Për takimin është deklaruar edhe vetë Haradinaj, i cili theksoi nevojën urgjente për tejkalimin e bllokadës institucionale.