75 Mall Live Search
10:17 / E Mërkurë, 06 Gusht 2025 / MSH

Bunkerat në Ulpianë po shndërrohen në hapësira arti

Bunkerat që gjenden në lagjen Ulpiana në Prishtinë do të shndërrohen në hapësira arti dhe kulture.

Lajmin e ka bërë të ditur Komuna e Prishtinës.

Nga komuna bëjnë me dije se nga hapësirat e errëta, me lagështi e mbeturina, janë krijuar ambiente të ndritshme dhe moderne, me dritë, klimatizim dhe dyer të hapura për të gjithë qytetarët.

“Fëmijët që dje i shmangeshin kësaj hapësire, sot do të hyjnë me kurreshtje, me ide, me ëndrra që rriten.

Nga një bunker i harresës, në një qendër të gjallë të kulturës. Nga një vend i frikshëm në frymëzim” thuhet në njoftim.

Ky është njoftimi i plotë:

Bunkerat në Ulpianë që dikur ishin vend strehimi për të shpëtuar jetën, sot po shndërrohet në një hapësirë ku jeta lind përmes artit.

Prej hapësirave të errëta, me lagështi e mbeturina kemi kriju një ambient të ndritshëm, modern, plot jetë. Dritë, klimatizim dhe mbi të gjitha, derë hapur për krejt lagjen.

Fëmijët që dje i shmangeshin kësaj hapësire, sot do të hyjnë me kurreshtje, me ide, me ëndrra që rriten.

Nga një bunker i harresës, në një qendër të gjallë të kulturës. Nga një vend i frikshëm në frymëzim.

Prej izolimit në bashkim. Ky është vizioni ynë

Ky rikonstruktimi u mundësua falë financimit nga Qeveria e Dukatit të Madh të Luksemburgut, në partneritet me UNDP Kosovë. Ky investim hap rrugën për transformimin e kësaj hapësire në një Qendër për Art dhe Kulturë, e cila do të menaxhohet nga Komuna e Prishtinës.

Sepse Kryeqyteti i kthen edhe kujtimet më të errëta në hapësira që frymëzojnë të ardhmen.