75 Mall Live Search
12:50 / E Mërkurë, 06 Gusht 2025 / G T

Një arritje e madhe, nga Malisheva në Como/ Futbollistja shqiptare transferohet te klubi italian

Përveç lëvizjeve të futbollistëve në këtë merkato, ka edhe transferime “big” nga vajzat. Kështu sulmuesja e Kombëtares shqiptare ka bërë hapin e madh në karrierë.

Fortesa Berisha është transferuar në Serie A te skuadra e Como. Është vetë klubi italian që ka prezantuar sulmuesen në rrjetet sociale.

Image

Palët kanë firmosur mes tyre një kontratë 3-vjeçare dhe Berisha nga Malisheva në Kosovë kalon në Itali te Como. Në këtë mënyrë në karrierën e saj futbollistike nis një aventurë të re, ku do të mbajë veshur fanellën e ekipit italian deri në vitin 2028./Indeksonline/