75 Mall Live Search
19:00 / E Mërkurë, 06 Gusht 2025 / AR

Aziz Salihu diagnostikohet me sëmundjen e rëndë

Këngëtarja kosovare, Monika Salihu, ka ndarë një postim prekës.

Ajo tregoi se babai i saj, ish-boksieri legjendar Aziz Salihu është diagnostikuar me sëmundjen e Alzheimerit, shkruan Indeksonline.

Me anë të një video ku ndau disa momente emocionues, Monika theksoi se familja e tyre ka qenë gjithmonë e bashkuar dhe do të mbetet e tillë deri në fund.

Për fund ajo shtoi se ai i don të gjithë me shpirt edhe pse sot është më ndryshe./Indeksonline/