75 Mall Live Search
19:30 / E Mërkurë, 06 Gusht 2025 / AR

Georgina pozon seksi, kritikohet nga fansat

Georgina Rodriguez, partnerja e Cristiano Ronaldos, tërheq shpesh vëmendjen me përzgjedhjet dhe seria e saj e fundit e fotove të postuara në Instagram nuk kaloi pa u vënë re.

Georgina pozoi pranë pishinës dhe veshja e saj tërhoqi shumë komente, pozitive dhe negative, transmeton Indeksonline.

Me mbishkrimin “Nuk marr asgjë personalisht sepse asgjë e jashtme nuk ka pushtet mbi mua”, ajo pozoi me një bluzë të ngushtë dhe një fund shumë të shkurtër që nuk i linte shumë vend imagjinatës.

Ajo e kompletoi veshjen me një çantë rozë Chanel.

Megjithatë, pati edhe disa që menduan se ajo e teproi. “A është vërtet e nevojshme kjo?”, “Sa pa shije”, “Jam i sigurt që Cristiano nuk është krenar kur sheh foto të tilla”, ishin kritikat./Indeksonline/