Katër të lënduar në aksidentin mes dy veturave në rrugën Lipjan-Shtime

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sonte në rrugën Lipjan-Shtime, ku si pasojë të lënduar kanë mbetur katër persona.
Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës Flora Ahmeti ka thënë për “Indeksonline”, se aksidenti ka ndodhur rreth orës 20:30 dhe se me rastin tashmë po merret njësiti i trafikut rajonal.
“Sot rreth orës 20:30 kemi pranuar informatën se në rrugën Lipjan‐Shtime, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete. Si pasojë e aksidentit janë lënduar katër persona. Me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal”, ka thënë Ahmeti./Indeksonline/.