75 Mall Live Search
22:35 / E Mërkurë, 06 Gusht 2025 / L A

Shaqa shkëlqen në fitoren e thellë të Baselit ndaj Young Boys

Kampioni i Zvicrës, Baseli arriti një fitore të rëndësishme në ndeshjen e 3-të në kampionatin zviceran.

Ata arritën të mposhtin thellë Young Boysin në St.Jakob’s Park, me rezultat 4-1.

Dhe sigurisht ylli jonë, Xherdan Shaqiri shkëlqeu ku shënoi 2 gola në këtë ndeshje.

Përveç tij shënuan edhe Kevin dhe Metinho, ndërsa të vetmin për Young Boys e shënoi Males.

Baseli, aktualisht gjendet në pozitën e 3-të në “Super League” të Zvicrës, ku ka 6 pikë aq St.Gallen në vend të 2-të dhe Sioni në vend të 1-rë./IndeksOnline/