Policia gjen një elektroshok dhe narkotikë në një veturë në Vushtrri

Policia e Vushtrrisë mbrëmë, gjatë kontrollit të një veture ku ndodheshin dy persona, gjeti një elektroshok dhe një sasi narkotikësh.
“Dy të dyshuarit janë arrestuar, ndërsa gjësendet e kundërligjshme janë konfiskuar në cilësinë e provave materiale”, thuhet në njoftimin e policisë.
Të dyshuarit u intervistuan dhe me urdhër të prokurorit u liruan ne procedurë te rregullt.
Ndaj tyre janë iniciuar rastet “Armëmbajtje pa leje” dhe “Posedim i paautorizuar i substancave narkotike”.