75 Mall Live Search
09:15 / E Enjte, 07 Gusht 2025 / MSH

Prishtinë: Arrestohet një 20-vjeçar, që keqpërdori fëmijë në pornografi

Një 20-vjeçar u arrestua mbrëmë në Prishtinë, nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Keqpërdorim i fëmijëve në pornografi”.

Lajmin e ka bërë të ditur Policia e Kosovës.

Në një njoftim zyrtar thuhet se i dyshuari B.B.C ishte dënuar me 2.6 vjet burg, shkruan IndeksOnline.

“Ai pas arrestimit nga ana e policisë është dërguar në vuajtje të dënimit”, deklaron policia.

Ky është njoftimi i plotë:

Drejtoria e policisë së mryeqytetit po vazhdon ndërmarrjen e  veprimeve policore me qëllim kapjen e personave të dyshuar dhe atyre të dënuar si  autor të veprave penale.

Në kontekstin e kësaj nga veprimet e marra nga njësitë e Drejtorisë së Policisë së kryeqytetit, mbrëmë është arritur arrestimi i personit të kërkuar:

·B. B.C, mashkull, 20 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, i dënuar me 2.6 vjet burgim për veprën penale: “Keqpërdorim i fëmijëve në pornografi”.

Ai pas arrestimit nga ana e policisë është dërguar në vuajtje të dënimit.