75 Mall Live Search
09:28 / E Enjte, 07 Gusht 2025 / LB

Tahiri: Ministri i Jashtëm serb, takoi sekretarin e Shtetit amerikan, ministrja jonë e Jashtme, e strukur dhe e zhdukur nga diplomacia

Ish-kryenegociatorja e Kosovës për dialog me Serbinë, Edita Tahiri ka thënë se drejtuesit aktualë të institucioneve e kanë katandisur vendin.

Tahiri, duke iu referuar vizitës së ministrit të Jashtëm të Serbisë, i cili takon sekretarin e Shtetit amerikan, Rubio, ka thënë se presidentja e Kosovës takoi zëvendëssekretarin e Shtetit amerikan kur ishte për vizitë në Shtete të Bashkuara të Amerikës.

“E të mos flasim per ministren tonë të Jashtme – e strukur e zhdukur nga diplomacia”, ka shkruar ndër të tjera ajo.