75 Mall Live Search
14:07 / E Enjte, 07 Gusht 2025 / G T

Ballon d’Or: Publikohen emrat e pesë trajnerëve të nominuar për çmimin “Johan Cruyff”

Janë publikuar emrat e trajnerëve të nominuar për çmimin e më të mirit të quajtur “Johan Cruyff”.

Pesë emra janë publikuar, duke nisur nga trajneri i Napolit, Antonio Conte, shkruan Indeksonline

I nominuar është edhe trajneri, Arne Slott – i Liverpoolit që pati sukses me skuadrën angleze.

Gjithashtu, në këtë mes është Luis Enrique – favoriti për të fituar, pasi me PSG-në fitoi tripletën, duke përfshi Ligën e Kampionëve.

Enzo Maresca i Chelseat, fitoi Kupën e Botës për Klube dhe Conference League dhe është futur në këtë listë për të fituar çmimin.

Dhe trajneri i fundit është Hansi Flick, i Barcelonës – që ndryshoi krejtësisht ideologjinë e skuadrës katalunase./Indeksonline/

Image