75 Mall Live Search
15:50 / E Enjte, 07 Gusht 2025 / MSH

Fillon të mbushet sheshi “Skënderbeu”, pas pak nis protesta e OVL-UÇK-së

Ka filluar të mbushet sheshi “Skënderbeu” në Prishtinë, aty ku pas pak pritet të fillojë protesta e organizuar nga organizatat e dala nga lufta.

Kjo protestë po zhvillohet për të kundërshtuar vendimet e Gjykatës Speciale në Hagë, që aktualisht po gjykon ish-krerët e UÇK-së.

Numri i pjesëmarrësve në këtë protestë pritet të jetë i madh, meqë degët e OVL-UÇK-së në të gjitha qytetet e vendit janë mobilizuar.

Kreu i OVL-së, Hysni Gucati ditën e djeshme deklaroi që në Prishtinë pritet të vijnë mbi 106 autobusë nga e gjithë Kosova.

Protesta është përkrahur edhe nga ana e disa partive politike./Indeksonline/