75 Mall Live Search
16:41 / E Enjte, 07 Gusht 2025 / H F

Gucati proteston kundër Gjykatës Speciale, dikur i dënuar vetë nga ajo!

Qytetarë të shumtë kanë filluar të mblidhen në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, ku pritet të mbahet një protestë e organizuar nga veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Protesta, e cila do të nisë në orën 17:00, ka për qëllim kundërshtimin e veprimeve të Gjykatës Speciale.

Ndër të pranishmit është edhe Hysni Gucati.

Në maj të vitit 2022, Gucati së bashku me zëvendësin e tij në OVL-UÇK u dënuan me katër vjet e gjysmë burgim për akuzat për pengim të drejtësisë. Më pas Apeli ua ulin dënimet për tre muaj.

Gucati ka përshëndetur protestuesit, derisa ka qenë në shoqërinë e bashkëluftëtarëve./IndeksOnline/