75 Mall Live Search
16:44 / E Enjte, 07 Gusht 2025 / H F

Rama: Ekipet mjekësore janë në dispozicion për çdo nevojë që mund të paraqitet gjatë protestës

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se ekipet mjekësore janë në dispozicion për çdo nevojë që mund të paraqitet gjatë protestës së sotme, e cila do mbahet në mbështetje të ish-krerëve të UÇK’së.

Rama ka thënë se autoambulanca me ekip shëndetësor ndodhet në rrugën “Fehmi Agani”, e gatshme të ofrojë ndihmë në çdo moment.

“Kryeqyteti është pranë qytetarëve🤝 Ekipet tona janë aty për ju, për të ndihmuar, për të kujdesur dhe për të qëndruar afër, si gjithmonë. Prishtina është e juaja – dhe ne jemi me ju! 🇽🇰 🇦🇱”, ka shkruar Rama.