75 Mall Live Search
19:38 / E Enjte, 07 Gusht 2025 / Z S

Ali Ahmeti takon kryetarin e PDK-së Memli Krasniqi pas protestës së organizuar nga veteranët e UÇK-së

Lideri i shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut Ali Ahmeti, kryetar i BDI-së, menjëherë pasi mbajti fjalë rasti në protestën e organizuar nga shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së, është parë duke hyrë në Partinë Demokratike të Kosovës.

Aty është pritur nga kryetari Memli Krasniqi.

Bëhet e ditur se në këtë takim ata diskutuan për mbarëvajtjen e suksesshme të protestës ku morën pjesë dhjetëra mijëra qytetarë si dhe për zhvillimet politike në Kosovë e rajon.

Theksojmw se sot Sheshet e Prishtinës u mbushën me protestues.

Mijëra qytetarë erdhën nga të gjitha trojet shqiptare për të kundërshtuar Gjykatën Speciale.

Në protestë folën Hysni Gucati, Arbër Cacaj, djali i dëshmorit Nagip Cacaj, hetuesja Nevenka Tromp dhe Ali Ahmeti./Indeksonline/