75 Mall Live Search
20:15 / E Enjte, 07 Gusht 2025 / Burim

Pesë persona të lënduar në aksidentin mes dy veturave të Muzeu në Prishtinë

Pesë persona janë lënduar në një aksident trafiku të ndodhur në orët e pasdites të Muzeu në Prishtinë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana.

“Sot rreth orës 18:00 kemi pranuar informatën se në rrugën Ibrahim Lutfiu në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete. Si pasojë e aksidentit janë lënduar pesë persona”, tha Pllana për IndeksOnline.

Ai ka thënë se me rastin po merret njësiti i trafikut të kryeqytetit. /IndeksOnline/