Rashica as në bankën rezervë sot, drejt largimit nga Beshiktashi

Futbollisti i Kombëtarës së Kosovës, Milot Rashica që luan për ekipin turk Beshiktash nuk është ftuar fare sonte në ndeshjen që ekipi i tij po zhvillon kundër St Patrick.
Kjo ka rritur gjasat që ai të largohet nga ekipi turk gjatë këtij afati kalimtar veror.
Mesfushori kosovar tashmë ka në tavolinën e tij disa oferta të ndryshme nga shtetet si Greqia, Italia dhe Gjermania.
Kjo javë do të jetë vendimtare për të ardhmen e futbollistit të Kombëtarës së Kosovës./Indeksonline/