75 Mall Live Search
22:17 / E Enjte, 07 Gusht 2025 / H F

Ndahet nga jeta aktori i “Superstore”, Jon Miyahara

Jon Miyahara, aktori i njohur për rolin e Brett në serialin komedik “Superstore”, ka ndërruar jetë. Lajmi u konfirmua nga vajza e tij, Pennie Cappasola, për mediat amerikane.

Sipas saj, Jon ndërroi jetë të mërkurën, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Chiyo. “Ai e dashuronte punën në ‘Superstore’ dhe jemi shumë mirënjohës për dashurinë që fansat kanë treguar,” u shpreh ajo për TMZ, transmeton Indeksonline.

Burime të policisë bëjnë të ditur se më 28 korrik, rreth orës 19:15, një thirrje urgjence u bë për shkak se aktori, i moshuar, kishte pësuar një rënie një ditë më parë dhe ndiente dhimbje. Ai u transportua në spital në gjendje të vetëdijshme. Nuk është bërë e qartë nëse ai ndërroi jetë në spital apo në shtëpi.

Lajmin për ndarjen nga jeta e konfirmoi edhe aktori Colton Dunn, koleg në “Superstore”, i cili ndau një foto të Jon në rolin e tij dhe e kujtoi si një artist të talentuar e njeri të jashtëzakonshëm.